E gjithë Struga e ka pritur Selën pas daljes nga spitali

Pas qëndrimit disa ditësh në spital, të shtunën nga spitali i Tetovës u lëshua për kurim shtëpiak lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ai pas lirimit u prit nga një turmë njerëzish para Spitalit të Tetovës nga ku edhe u nis për në vendlindjen e tij, Livadhi në Strugë. Në qytetin e tij Strugë u prit nga qindra njerëz të cilët e përshëndetën gjatë kalimit të tij me veturë për në vendlindjen e tij Livadhi.

Por befasia ka qenë edhe më e madhe ku me të hyrë në fshatin e tij ai u prit nga qindra njerëz me fishekzjarrë dhe e gjithë turma u fut në oborrin e shtëpisë së tij për të ndarë këtë gëzim së bashku me familjen Sela, raporton “Zhurnal”.

Siç e do tradita, kreu i LR-PDSH-së dhe familjarët e tij janë kujdesur për të gjithë të pranishmit, ndërsa vetë Sela po sa ka dalë nga vetura ju ka thënë të gjithëve “Hajde bujrum në kafe”.

Pasi u përshëndet me familjen e tij dhe fëmijët, Sela pas pak çastesh doli në oborrin e tij dhe tha se do vazhdojë rrugëtimin e tij politik edhe më furishëm.

“Hajdeni brenda, hajdeni të pimë një kafe… Faleminderit shumë të gjithëve. Këto gjëra

ishin të papritura, por vazhdojmë përpara….”, tha Sela para të pranishmëve. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU