Imami dhe Topalli: Kërkojmë shkarkimin urgjent të Bashës

Jozefina Topalli dhe Arben Imami kanë qenë më tepër sesa të ashpër me kreun e PD ditën e sotme. Në një dalje të përbashkët për shtyp, dy figurat e larta në Partinë Demokratike kanë kërkuar shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

Topalli dhe Imami thanë se kjo nuk është Partia Demokratike historike. Sipas tyre, për llogari të interesave familjare dhe klienteliste, kreu i PD ka përpiluar një listë të familjes “Basha”.

“Nga data 26 maj, kjo nuk është më PD e dhjetorit të 1990. Shpirti i PD është zëvëndësuar me shpirtin e ftohtë të republikës së re. Basha mban logon e PD dhe e menaxhon partinë sipas një modeli klientelist dhe familjar. Me këtë model Rama do të sundojë shumë gjatë. I kam fal PD-së 20 vitet e jetës”, tha Topalli.

Arben Imami shkoi edhe më tej kur kërkoi mbledhjen e forumeve për shkarkimin e Bashës, i cili sipas tij ka shkelur rëndë statutin e PD.

“Gjendja e krijuar pas publikimit të listave ka krijuar një shqetësim të madh, probleme serioze, reagim qytetar, të militantëve të partisë, të kandidatëve që janë në lista. Ne e kuptojmë që mesazhi i tyre është nuk mund të largohet Rama duke shkatërruar PD-në. Vendimi për këtë listë është marrë nga një njeri i vetëm, në shkelje të statutit, në shjelje të çdo procedure normale, është marrë në shkelje me ligjin dhe ky fakt është nul.Kërkojmë mbledhjen e formumeve të PD, shkarkimin e personit përgjegjës, në këtë rast, zotin Basha“, u shpreh Imami.

Arben Imami shtoi se duhet vepruar tani, pasi 26 qershori do jetë vonë.

Data 26 qershor është shumë vonë, nëse nuk veprojmë. Duhet të veprojmë para datës 26 qershor, pasi atë ditë do ketë përfunduar çdo gjë”, tha Imami

Topalli deklaroi se është koha për të nisur një betejë kundër Bashës, Ramës dhe Metës. Topalli tha se ka qenë kundër Bashës që në kohën kur ai zbriti për herë të parë nga avioni dhe u kthye në Shqipëri, rezerva të cilat sipas saj i di dhe zoti Berisha.

Kam qenë që ditën e parë që ditën kur zbriti nga avioni. S’e kam mbështetur asnjëherë, Jam pasur rezerva të mëdha, ikam thënë publikisht. Kam diferenca të mëdha me Lulzim Bashën. Është koha për filluar betejën kundër Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, pasi vendi po shkon drejt greminës. Ia kam thënë personalisht se kam shumë diferenca me Bashën. Basha po e fundos forcën më të madhe të vendit. Berisha i di mendimet e mija”, deklaroi Topalli.

2 KOMENTE

  1. Republike e Shfrenume, Republike e korrupsionit , Republike e Klientistave te Bashes. Me kete Republike nuk qeveriset populli shqiptar. Basha pranoje humbjen dhe leri radhen te tjerve. Gjithsesi znjt.Topalli nuk eshte se do besh as ti me shume se Basha. Vajmedet

PËRGJIGJU