E FUNDIT/ Agron Xhafaj padit në prokurori Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin!

Pasi Partia Demokratike publikoi sot audiopërgjimin që implikonte vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj se flet me trafikantë droge, vjen përgjigja e fortë e këtij të fundit.

Vëllai i ministrit ka depozituar kallëzim penal për 3 deputetët e PD duke i akuzuar se kanë sajuar prova dhe në asnjë moment zëri qe është degjuar ne audiopergjimin e publikuar sot nuk është i Agron Xhafajt.

Kallëzim penal ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji, të cilët publikuan të hënën një material, që sipas tyre është përgjim ambiental, që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës./BWEB/

 

3 KOMENTE

Leave a Reply to Alniku Anulo përgjigjjen