E ëma rrëfen zhgënjimin Ronaldos: Nuk e bëra dot mrekullinë

Kristiano Ronaldo ka qenë i vetmi lojtar që ka dhënë gjithçka në dy ndeshjet me Ajaksin, duke shënuar dy gola dhe duke luajtur me grintë dhe shumë dëshirë, por me sa duket u tradhëtua nga shokët e skuadrës, të cilët nuk e ndoqën portugezin.

Zhgënijmi në sytë e portugezit ishte i madh dhe dukej qartazi nga kamerat. Ai pas 8 vitesh nuk është më pjesë e gjysmëfinaleve dhe kjo e bën të ndihet edhe më keq atë.

Mamaja e 34-vjeçarit është rrëfyer për mediat portugeze, për ato që djali i saj ka thënë pas kësaj sfide.

“Ishte shumë i trishtuar, pasi donte të shkonte në finale. Më tha nuk e bëra dot mrekullinë, por jeta vazhdon”, u shpreh e ëma e Ronaldos, Dolores Aveiro.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU