“Unë patjetër që i qëndroj atyre qëndrimeve që kam pasur. Janë qëndrime të drejta, nuk po bëjmë ndonjë gjë të veçantë, e kanë dhe vendet e tjera”.Por për çudi Haxhinasto ishte sot në protestën e opozitës në Elbasan.
Në një fotografi të LSA-së, ai duket përkrah Monika Kryemadhit në Bradashesh ku protestuesit tubuan kundër vendosjes së kësaj tarife. Në deklaratën e 27 marsit Haxhinasto ka hequr disa përgjegjësi nga vetja për pagesën e vlerës 5 Euro për automjetet familjare që do të kalojnë aty.
Ai u kujdes të thotë se si ministër në atë kohë ka kërkuar tarifën më të ulët në rajon.“Një çështje që ishte lënë e papërfunduar nga qeveritë e mëparshme. Unë personalisht kam kërkuar që të ishte tarifa më e ulët për rajonin”.ma.me