Dy suedezëve u sekuestrohen 500 mijë Euro, hetohen për pastrim parash

Prokuroria e Tiranës sekuestron gjysmë milion euro dhe kërkon nga autoritetet suedeze me një letër pororsi informacion për të ardhurat financiare të shtetasve Ove Oskar Johansen dhe Joo Borge Nilsen.

Vendimi për sekuestron është marrë javën e shkuar pas dyshimeve për pastrim parash nga dy shtetasit suedez në vendin tonë.

Para hetuesve, dy suedezët kanë deklaruar se paratë i kanë transferuar në Shqipëri në dy llogari të ndryshme bankare me vlerën e 200 dhe 300 mijë eurove për të hapur biznes raporton Shqiptarja.com.

Ky deklarim nuk ka bindur hetuesit dhe deri në verifikimin e burimit financiar, këto para do të qëndrojnë nën sekuestro preventive.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU