Dy standartet/ Deklaratat e Berishës për gazin lotsjellës sot në Kuvend dhe kur ndodhte në Kuvendin Kosovës

Seanca e sotme ku u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, u shoqërua me tension në sallën e Kuvendit dhe me protestë jashtë saj. Ndër të tjerat, mes përplasjesh me gardën, Partia Demokratike ka hedhur edhe tymuese e flakadanë në Kuvend. Kjo sjellje joparlamentare e PD-së është mbështetur pa asnjë ekuivok nga e gjithë partia, madje edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Mirëpo, si reagonte Berisha kur në Kuvendin e Kosovës ndodhte e njëjta skenë si ajo e sotmja në Tiranë. Po t’I hedhësh një sy deklaratës se Berishës asokohe, vëren se si ai përdor dy standarte. Ndërsa sot mbështeste tymueset e flakadanët e partisë së tij, për rastin e Kosovës shprehej  se “Gazi në parlament është i papranueshëm. Nëse flisni për dialog pa dënuar këtë, atëherë…”. Ky është standarti Berisha! Ndryshe thotë e ndryshe bën./Lexo.al

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU