Dy shqiptarë planifikonin të arratiseshin nga burgu në Greqi, policia i ndalon në minutat e fundit

Plani i dy shqiptarëve për t’u arratisur nga burgu i Koridhalos në Greqi është kuptuar nga policia vendase e cila ka nisur hetimet për ata. Shqiptarët u kapën duke filmuar dhe fotografuar hyrjen e burgut mbrëmjen e djeshme raportojnë mediat greke. Pas kësaj ngjarjeje, autoritetet fqinje dyshuan se ky ishte një plan për arratisje, shkruan usay.gr.

Të rinjtë shqiptarë,18-20 vjeç sapo kishin mbërritur me autobus nga Shqipëria. Ata shkuan direkt jashtë burgut të Koridhalos. Kurse një tjetër informacion i mediave greke sugjeron se dy shqiptarët po qëndrojnë në Athinë në zonën e Metaksurgio. Policia ka nisur hetimet për këtë rast dhe po e shqyrton çdo mundësi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU