Dy miliardë dollarë fatura për ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët

Plot dy miliardë dollarë përllogaritet fatura për këstet e ish-të përndjekurve dhe dëmshpërlbimin e ish-pronarëve në 15 vitet e ardhshme. Kjo shifër u pë publike nga ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë rpezantimit të projektligjit të ri për ish-të përndjekurit. Ai tha se mes 262 emrave për këstin e nëntë, është edhe Sherif Merdani.

Mbeten shumë dosje nga trashëgimtarët që presin dëmshpërblim dhe sipas ligjit aktual fatura shkon deri në 500 mln dollarë. Ai theksoi se deri tani nga të gjitha qeveritë janë paguar në total gati 250 mln dollarë, 178 për pagesat dhe për strehimin 20-25 milionë dollarë për familjet e reja në gati 10 vite.

“Deri tani kanë marrë 70 mln dollarë. Ne do të vijojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore. I drejtohem kësaj kategorie, që partitë tentojnë ta përdorin, vuajtjet kanë qenë të mëdha, por ajo parti që pretendon, PD, që i ka mbështetur i ka dhënë vetëm 15 mln, andej nga jugu ka një shprehje ‘i ka tharë zorrën’, ndërsa ‘Rama 1’ 70 milionë. Shpresoj që komisioni dhe parlamenti ta mbështesin ndryshimin”, deklaroi ministri Arben Ahemtaj

Niveli i trashëgimtarëve ishte një tjetër cështje në ligjin për ish-të përndjekurit. Braçe pyeti ministrin nëse është normale që dëmshpërblimi për këtë kategori të shkojë deri te trashëgimtarët e largët?

“Nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj, unë do të thosha se paratë duhet të shkojnë më shumë te e ardhmja se te e kaluara. Paratë duhet të shkojnë te rrethi i parë, që janë lidhur direkt me ata që kanë vuajtur. Më pas të fillojmë të shtojmë radhët, mendoj se do të duhet të kemi një trajtim më të kujdesshëm. Pasi në këtë vend, po të hapemi me politika dëmshpërblyese si këto, ku nuk kanë cak, do bëjmë që edhe brezat e 100 viteve që vijnë të punojnë për brezat e 100 viteve të shkuara. Sot ka akoma shumë shpenzime që i kthehen të kaluarës”, tha më tej minsitri./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU