Durrësi si Tirana, bileta e urbanit bëhet 40 lekë

Bashkia e Durrësit ka njoftuar se çmimi i biletës së urbanit brenda qytetit do të rritet me 10 lekë. Kujtojmë se çmimi aktual i transportit publik brenda qytetit të Durrësit është 30 lekë ndërsa  tashmë qytetarët duhet të paguajnë 40 lekë. Sipas shpjegimit të Bashkisë kjo rritje bëhet për të rritur cilësinë e shërbimit nga kompanitë operuese në transportin publik të qytetit të Durrësit. Të njëjtin çmim bilete të urbanit e paguajnë edhe qytetarët e Tiranës që nga shkurti i vitit 2016.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU