Durrës/ Aksident tragjik, treni shtyp një 52-vjeçar, tentoi të kalojë mbi shina

Një 52-vjeçar me inicialet F.H,ka humbur jetën ditën e stotme pasi është përplasur nga treni i linjës Tiranë-Durrës në zonën e Sukthit. Viktima, banues në Sukth, ka tentuar të kalojë mbi shina kur është goditur nga treni. Ai ka humbur jetën në vend si pasojë e përplasjes së fortë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar mashinistin e trenit i cili po merret në pyetje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës.

Informacion paraprak.

Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.

Fatkeqësisht shtetasi I mësipërm ka ndërruar jetë.

Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU