Durana?

Nga Artan Fuga

Nesër marr pjesë në një konferencë europiane dhe ndërkombëtare mbi metropolet. Por, nuk është se më intereson shumë.

Tjetër gjë më duket eksituese.

Mezi po pres në fakt të bëhen dëgjesat publike për planin ndërsektorial për Duranën.

Nga projekti deri tani nuk dalloj dot se ku është:

a utopia urbane,
b propaganda elektorale,
c strategjia e vërtë realiste,
d futjakotësia amatoreske,
e vërtet vrima ku fle lepuri.

Ngushëllohem vetëm sepse ashtu si e kanë formuluar është krejt i parealizueshëm.

Nga sa lexoj, teksti i planit strategjik më duket amatoresk. Ai e zhyt Shqipërinë në zonën kënetore të Maminasit. Hajde të dali që andej pastaj…

Ua çfarë dëgjesash do të bëjmë !!!

Shihni si i quajmë “dëgjesa”! Hajde dëgjoni, por mos flisni !

Por më duket se e gjitha ka të bëjë me kthimin e tokës bujqësore në troje për ndërtim.

Dhe pastaj bëjmë qejf, industria e betoni, e hekurit, e gurit dhe e llaçit nuk do merret me parqe lodrash te liqeni, por do të ndërtojë andej nga Bërxulla, Domja, Laknasi.

Do ta bëjmë gjithë Shqipërinë si Komuna e Parisit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU