Dule në Bularat: E vërteta për Kaçifas nuk do të humbasë

Kreu i Partisë për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule ishte sot në Bularat të Gjirokastrës, ku për pak minuta pritet të mbahet funerali i minoritarit grek, Konstandinos Kacifas.

Duke folur për mediat ai tha se momentet e varrimit janë të shenjta dhe se ndau dhimbjen, me vajzën dhe prindërit e Konstandinit por edhe me komunitetin e Bularatit.

“Jemi për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Zbardhja e kësaj çështje është me rëndësi ajo mund të vonojë por nuk do të humbasë”, u shpreh Dule.

Sakaq në Bularat të Gjirokastrës kanë mbërritur me  qindra shtetas grekë, për të marrë pjesë në funeralin e minoritarit grek, Konstandinos Kacifas.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU