Duka prezanton Edy Rejan, italiani merr drejtimin e kombëtares shqiptare: Kisha mundësi të punoja në Itali, por….

Tashmë është zyrtare. Edi Reja është trajneri më i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.

Reja ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion për një tjetër, në rast se do të arrijë rezultate të kënaqshme në krye të kuqezinjve.

Ishte presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ai që ka prezantuar para mediave trajnerin e ri të Shqipërisë. Numri një i Federatës shpreson që skuadra të kthehet në rrugën e mbarë.

Pas firmës dhe shtrëngimit të duarve me Presidentin Armand Duka ai u shpreh për mediat se falenderoj Presidentin Duka për besimin dhe ftesën për të drejtuar kombëtaren.

Përshëndetje të gjithëve, shpresoj të kemi një bashkëpunim të mirë. Shpresoj të kemi një marrëdhënie të mirë me shtypin. Dua të falenderoj presidentin Duka që besoi me mua.  Jemi takuar pas ndeshjes me Turqinë dhe erdha të shoh disa lojtarë. Nuk ishte eksperiencë e mirë, pasi Shqipëria humbi. Ekipi nuk ishte në kushtet maksimale“, deklaroi tekniku i kombëtares.

Reja deklaroi para gazetarëve se kontrata është deri në nëntor. “Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua”, tha Reja.

Tekniku i kombëtares tregoi se Duka i kishte telefonuar pas shkarkimit të Panuçit duke theksuar se është krenar për këtë ofertë.

Kush është 73-vjeçari Edi Reja?

73-vjeçari ka një karrierë të gjatë si trajner në Itali ku ka drejtuar një numër të madh ekipesh. Ai ka drejtuar 22 ekipe, shumë prej të cilave të njohura, si Verona, Napoli, Lazio, Genova dhe të tjera.

Reja e ka nisur karrierën e tij si lojtar me ekipin e SPAL (1963-1968), ekip me të cilin ka luajtur 70 ndeshje, ndërsa ka luajtur edhe 5 sezone me Palermon (1968-1973) dhe 2 me Alessandrian (1973-1975).

Karrierën si trajner e filloi në vitin 1979 duke shërbyer si shef i ekipit të Serie D Molinella. Ai arriti sukses edhe me skuadrat Cosenza, Lecce dhe Brescia, ku ai ka fituar edhe kampionatet. Në 2001-2002 ai zëvendësoi Franco Scoglio në krye të Genoa (Serie B). Më 2002-2003, ai u emërua në mes të sezonit nga bosi i Catania Luciano Gaucci për të zëvendësuar John Toshack.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU