Duka: Po të hidhej në votim dhe Bibla e Kurani, PD do bënte amendamente

Sikur dhe Kurani e Bibla, 

të hidheshin këtu për votim,

do t’u bëheshin njëmijë amendamente,

nga Bylykët e shokut Lulëzim.

 

Këtë e them në mënyrë hipotetike,

se librat e Zotit nuk hidhen kurrë në votim,

po dhe Fjalën e Zotit s’do pranonte Partia Demokratike,

do gjente shkelje-dhe pa diskutim.

 

Dhe kjo është histori shumë e vjetër,

model që vjen nga koha e Salive,

dikur s’e njohu Kushtetutën e që kemi sot,

pastaj na e tundte çdo ditë para syve!

 

Partia Demokratike pengoi Reformën në Drejtësi,

dhe në fakt në disa nene seriozisht e dëmtoi,

pastaj për çudi u bë promotor i Lirisë,

dhe njëqind për qind e votoi!

 

Lulashi dridhej e përdridhej si pelivan,

se ujë pa kushte i jepte LSI-ja,

pastaj kur numri i votave vajti në tavan,

Lulashi e llogariti si fitore të tija!

 

Dukej se në kundërshtimet e saja,

PD-ja ka qenë shumë e shpërndarë,

po gjithë qëllimi i saja ka qenë,

dobësimi i vetingut dhe afati i hetimit tri vjeçar!

 

Aksioni i tyre këtu qe i fiksuar,

dhe pse në pyje fjalësh humbnin kokëpatatet,

po ne me forcë ahere kemi shkruar,

se asnjë hetimi nuk mund t’i diktohen afatet!

 

Kushtetuta fikson parimet themelore,

ligjet mbështetëse janë më të rëndësishëm,

ndaj në pikun e vapës Shtëpia Qendrore,

Ligjin e Vetingut po e kundërshton fuqishëm!

 

Ajo ligjin nuk e votoi aspak në Komision,

po ligji nga maxhoranca është miratuar,

ndaj në këtë situatë stonon e stonon,

konsensusi i famshëm që sërish është kërkuar!

 

Në votim “konsensualët” do shkojnë,

se janë bashkëpunues prej natyre,

po me konsensus Bylykët kuptojnë,

që të votohet veç varianti i tyre!

 

Po kushtet janë krejt ndryshe këtë herë,

këmbënguljet e mushkës mund të rezultojnë të kota,

se ligji votohet dhe ka vlerë,

me vetëm tetëdhjetë e katër vota.

 

Edhe LSI-ja duket më e prerë,

akoma Petrit Vasili s’flet fjalë me dy kuptime,

Meta ende konsensus s’ka thënë këtë herë,

dhe PD-ja pa Metën ka mbetur tamam si jetime!

 

Maxhoranca duhet të votojë e bashkuar,

kur ke numrat nuk ke pse konsensus kërkon,

në 30 Gusht duhet vërtetuar,

se vërtetë kjo maxhorancë funksionon.

 

Metës mbase duhet t’i kujtohet,

se lidhje me të gjitha Parlamentet mban,

asnjë ligj me konsensus nuk kalohet,

në Kongresin e Madh amerikan!

 

PD-ja ka juristët më të shquar,

tash janë të çlodhur se erdhën nga vakancat,

mbase tani në pikun e vapës janë kujtuar,

se zgjedhjet bëhen për të krijuar maxhorancat.

 

Pretendimet dhe pengesat e PD-së,

unë tani i quaj fare të arsyeshme,

se në kuptimin më thelbësor të gjësë,

interesat e grupimeve dhe tek ne janë të ndryshme.

 

Në ligjet në ndihmë të Reformës,

ligji i Vetingut është shumë i rëndësishëm,

por po u pranuan pretendimet e Bylykut,

ku do bëhej një ligj krejt i padobishëm.

 

Në ideologjinë e Partisë Demokratike,

rreziku euro-amerikan tek ky ligj është prezent,

ndaj çdo neni Bylyku i ka qepur,

si mballomë-një amendament!

 

Ka mundësi që asnjë nga PD të moj rrezikojë,

të dali kundra vendimit të grupit,

po Ligji i Vetingut duhet të kalojë,

absolutisht edhe pa votat e pakta të SHQUP-it!

 

Nëse për çudi e për çudi,

do shkohet në variantin e Lul Pelivanit,

atëherë po ju them: “Në beharin e ri,

mos i kërkoni më votën Sovranit!”

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU