“Dua të të shtrëngoj fort”, lidhja e njeriut më të pasur në botë me spikeren e famshme

Bosi i Amazon, Jeff Bezos, vendosi të divorcohetme të shoqen, pas 25-vitesh martese.

Lajmi ka pushtuar mediat botërore, ndërkohë që duket se shkak i divorcit është bërë një lidhje e tij me ish-moderatoren e Fox 11, Lauren Sanchez!

Mediat kanë zbuluar edhe detaje nga lidhja e tyre.

Daily Mail shkruan se ata kanë të paktën tetë muaj të lidhur së bashku, edhe pse të dy ishin të martuar.

E përditshmja britanike ka zbuluar edhe një mesazh të Bezos ndaj Sanchez, menjëherë sapo firmosi letrat e divorcit.

“Dua të të puth e të të shtrëngoj fort”, i shkruante ai Sanchez, e cila gjithashtu tani pritet të nisë procedurat për t’u divorcuar.

Jeff Bezos është njeriu më i pasur në botë, me një pasuri që arrin 140 miliardë dollarë.

Megjithatë, një pjesë të kësaj pasurie duket se ai do ta humbasë, pas divorcit/a.c

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU