Dua Lipa në festivalin amerikan bashkë me yjet e muzikës

Rruga drejt suksesit për këngëtaren kosovare, e cila po bën karrierë në Londër, është e qartë. Dua Lipa, gjatë ditës së mërkurë në faqen e saj zyrtare në “Facebook” ka publikuar posterin e njërit prej festivaleve më të mëdha të muzikës në ShBA, “Lollapalooza”, pjesë e të cilit do të jetë edhe ajo.

Lipa do të ngjitet në të njëjtën skenë me bendet e njohura si “Radiohead” e “Red Hot Chili Peppers” dhe këngëtaret Lana Del Rey e Ellie Gulding. Edicioni i 25-të i këtij festivali, që do të mbahet prej 28 deri më 31 të muajit korrik, do të mbledhë rreth 170 këngëtarë dhe bende të rrymave të ndryshme të muzikës. “Lollapalooza” do të zërë vend në Grant Park në Chicago të Illionoisit.

“Po vij në ‘Lollapalooza’ në Chicago! Ejani, më gjeni dhe të festojmë”, ka shkruar Lipa në “Facebook”, e cila do të performojë më 30 korrik, kur në program është edhe grupi i njohur “Red Hot Chili Peppers”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU