Dua Lipa hyn në histori, shqiptarja e parë që fiton çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje

Dua Lipa tani edhe fituese e dy çmimeve prestigjioze, Grammy, në ceremoninë e mbrëmshme në Los Angeles.

Këngëtarja nga Kosova ka arritur të bëhet shqiptarja e parë që ka fituar çmimin më të rëndësishëm në karrierën e një këngëtareje.

Bashkëpunimi i suksesshëm i Duas me Mark Ronson dhe Diplo, ‘Electricity’, është zgjedhur si kënga më e mirë ‘Dance’ e vitit.

Dua rrëmbeu po ashtu çmimin si Artistja e re më e mirë e vitit.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

yyyyy.png

fffffffffffffff.png

E.Xh./

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU