Dua Lipa futet në garën e BBC për Zërin e Vitit

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila po konsiderohet një nga talentet më të mëdha në botën e muzikës, është në mesin e garuesve për çmimin “Sound of 2016 (Zëri i Vitit)” që jepet nga BBC.

“Sound of …” është çmim që ndahet që nga viti 2003 nga kritikët dhe figura të rëndësishme të industrisë së muzikës, ndërsa organizohet nga BBC, transmeton Koha.net. Në garën e 15 artistëve për këtë vit është edhe shqiptarja Dua Lipa, e cila me hitin e saj “Be The One” ka korrur suksese mjaft të mëdha. Lista prej 15 këngëtarëve do të bie në 5, ndërsa më 8 janar do të mësohet fituesi i këtij viti. Më parë këtë çmim e kanë fituar edhe këngëtarë si Sam Smith, Adele e Jessie J.

 

Lista e plotë përbëhet nga:

Izzy Bizu

Blossoms

Alessia Cara

Loyle Carner

Frances

Jack Garratt

J Hus

Dua Lipa

Mabel

Billie Marten

Mura Masa

NAO

Rat Boy

Section Boyz

WSTRN

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU