Gjykata e rrethit në Tiranë ka “rrëzuar” sot në mesditë padinë e deputetit të Bashës, Ervin Salianji ndaj agjencisë së lajmeve CityNews.al.
Disa muaj më parë Ervin Salianji paditi në Gjykatë këtë media duke pretenduar se shkrimet e publikuara në adresë të tij ishin shpifje, të cilat i kishin dëmtuar imazhin.
Media në fjalë e përfaqësuar nga avokati Klaidi Tefik ka ndjekur proçesin gjyqësor dhe së bashku me administratorin e këtij portal , Elvi Fundo janë paraqitur në gjykatë për tu njohur me vendimin e saj.
Ky portal në dhjetëra shkrime ka publikuar materiale politike dhe jo vetëm duke pretenduar se deputeti i Bashës, Ervin Salianji është një personazh politik i sponsorizuar nga lidhje të forta me të majtën dhe është akuzuar shpesh si një mashtrues politik publik.
Gjykata e Tiranës sot shpalli vendimin duke e rrëzuar kërkesën e Salianjit, i cili pretendonte se ishte dëmtuar ndaj kërkonte 2 milion lekë të reja dhe publikimin e vendimit të gjykatës në këtë portal. /b.d