Droga vërshon në det, 13 të arrestuar për 5 ton kanabis

Një sai prej 5 ton lëndë narkotike është sekuestruar sot nga autoritetet turke.

Mësohet se droga, e llojit kanabis sativa, u kap në ujërat ndërkombëtarë, teksa bëhet e ditur se është sekuestruar 5 ton.

Në një njoftim, ministria e Brendshme e Turqisë thotë se droga u sekuestrua në kuadër të operacionit të koduar “Bashkimi”.

Në përfundim autoritetet thanë se janë arrestuar 13 persona.

Zyra e Prokurorit Publik, si pjesë e hetimit, ka marrë informacionin se droga do të sillej në Turqi nëpërmjet detit.

Pas marrjes së informacionit autoritetet kundër drogës nisën ndjekjen teknike dhe fizike. Pas 4 mujash hetimi u arrit që të bëhej identifikimi i trafikantëve dhe lidhet e tyre me rrjetin e drogës.

/a.r

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU