Droga, Tahiri: Po e luftojmë. Patozi: Je i lidhur me krimin
Trafiku i drogës ka shkaktuar sërish debate në Parlament. Protagonistë të replikave ishin ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe deputeti demokrat Astrit Patozi.
Ministri i Brendshëm deklaroi se qeveria po lufton realisht fenomenin e kultivimit të lëndëve narkotike. Sipas tij, sipërfaqja e mbjellë me drogë është 8 herë më pak sesa kur demokratët lanë detyrën. Ai citoi shifrat e Guardia di Financa. Tahiri shtoi se i kishte kërkuar prokurorisë me iniciativë të hapë hetimet duke u vënë në dispozicion që të hetohet plotësisht cdo akuzë e politikës apo dhe e Zaganit.
Pas deklaratave të Tahirit, reagoi deputeti demokrat, Astrit Patozi, i cili deklaroi se Tahiri ishte ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje me krimin e organizuar. “Je ministri më i akuzuar që nga 1912 për lidhje të frikshme me krimin e organizuar. Një politikan me dinjitet minimalja që do të bënte është të jepte dorëheqjen”, tha Patozi.