Droga-2016, bilanci i policisë: U ndërhy në 2086 parcela, u asgjesuan 2 mln bimë

“Kemi ndërhyrë në 2086 parcela në vitin 2016, krahasuar me 1386 në vitin 2015”. Kjo ishte një shifër në shumë të tjera që lexoi drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Cako teksa prezantoi raportet e rezultateve të luftës antikanabis të misionit ajror të Guardia di Finanzia.

Gjatë konferencës përmbyllëse të misionit të fluturimeve me avion të posaçëm të Guardia di Finanza dhe Universitetit të Dytë të Napolit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, drejtori i përgjithshëm Haki Çako ka bërë një analizë të detajuar, duke dhënë shifra.

Nga raporti rezulton se 2 409 206 rrënjë kanabis stativa janë asgjësuar vetëm brenda vitit 2016. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë kryer 1592 procedime penale të nisura, prej këtyre 400 autorë të identifikuar dhe  248 të arrestuar. Numërohen gjithsej 1260 operacione policie. Po ashtu forcat e angazhuara në këto operacione janë angazhuar 8.900 forca policie të angazhuara me 2.630 mjete. Kostoja e këtij operacioni është mbi 520 mln lekë.

Policia konfirmoi se janë mbledhur më shumë se 4700 informacione operative dhe në 225 raste informacionet operative janë shkëmbyer me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët.

Në këto takime është dakordësuar përpunimi i të dhënave të monitorimeve në bashkëpunim me palën italiane.
Janë organizuar trajnime për gjetjen e koordinatave gjeografike, në fillim dhe gjatë misionit për gjetjen e kanabisit. Janë gjetur dy mënyra informacioni gjetjen e plantacioneve dhe procedurave. Për gjetjen janë gjetur procedura për komunikimin me partnerët dhe janë organizuar takime dhe me partnerë të tjerë për bashkëpunimin me qëllima rritjen e objektivave të misionit
Janë marrë parasysh shumë elementët kyc për monitorimin e zonës, raportet e shërbimeve ligjzbatuese që janë ndarë me palën italiane e bashkëpunëtorë të tjerë.
Mbi bazën e analizave janë përcaktuar brezat në mënyrë vertikale të territorit nga zonat e ulëta e duke vijuar më pas në gjithë hapësirën e territorit shqiptar.
Është bërë një hartëzim i territorit dhe detajet teknike të fluturimeve
”, tha Cako.

Cako theksoi se strukturat e policisë janë trajnuar ku prezent kanë qenë edhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme.

Është monitoruar edhe zbuluar:
-Në vitin 2016 u asgjësuan 2836 këtë vit parcela

-Nga 2086 parcela është ndërhyrë 2082 prej tyre ose 99.8% të gjithë plantacioneve

– Në vitin 2015 u asgjësuan 1286 parcela

-Në disa raste janë gjetur plantacione shumë të mëdha dhe shumë të vogla.

Sipas raportit, këtë vit është identifikuar një bimë e re vietnameze që është hasur në 70% të parcelave të mbjella me kanabis.
“Është hartuar një plan veprimi kombëtar pë të parandaluar mbjelljen e drogës në vend. Është kosntatuar një numër i lartë fluturimesh me avion për misionin. Është monitoruar një sipërfaqe më e madhe e kanabisit në krahasim me të shkuarën. Bima e konstatuar, ka një cikël nga 18 deri në 45 ditë, por ndërhyrjet e policisë kanë qenë të menjëhershme, kështu që edhe kostot e misioni të fluturimeve kanë qenë të larta”.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU