“Dritë jeshile” për maturantët ngelës, kthehen provimet e vjeshtës

Je i pakënaqur me notën që ke marrë në provimin e parë të maturës shtetërore?

Pretendon se je vlerësuar më pak sesa ke merituar dhe kërkon rikorrigjim? Rregullorja e Maturës Shtetërore 2018 nuk ta jep këtë të drejtë!

Asnjë maturantë nuk ka të drejtë të ankimojë notën, për shkak se ministria e Arsimit thotë se vlerësimi i katërfishtë, pra nga 4 vlerësues nuk mund të jetë i gabuar. Megjithatë, rregullorja thotë se maturantët e pakënaqur mund të marrin fletën e tezës të fotokopjuar për të parë se si është bërë vlerësimi dhe për të kontrolluar përgjigjet, por vetëm kaq!

Nga ana tjetër, pas disa vitesh, matura 2018 vjen me një lajm të mirë për 37 mijë nxënësit. Rikthehet sezoni i vjeshtës për mbetësit, pra maturantët kanë të drejtë ritestimi nëse janë mbetës në 1 apo më shumë provime të maturës 2018. Sipas rregullores, maturanti konsiderohet mbetës nëse ka marrë më pak se 20% të pikëve të testit, në secilën prej 5 provimeve të detyruara të procesit, që i çon ata në fakultet.

Megjithatë, ministria e Arsimit nuk e ka publikuar ende udhëzimin që do ti njohë mbetësit me datat dhe oraret e riprovimeve, duke penalizuar maturantët të planifikojnë pushimet verore.

Ndërkohë, nesër maturantët do të zhvillojnë provimet e fundit, ato me zgjedhje, që do të përmbajnë 20 pyetje secili, 10 pyetje me alternativa dhe 10 me zhvillim. Vitin e kaluar maturantet mbetes duhet te prisnin nje vit per te hyre serish ne provime. /tch/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU