Drejtonte makinën pa patentë, vihet në pranga vlonjati

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi drejtonte makinën pa patentë.

Në pranga është vënë shtetasi  Françesko Isaraj, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në lagjen “10 Korriku” duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” me targa AP 323, pa leje drejtimi përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU