Drejtësia/ Tryeza e ekspertëve, Alibeaj: Reforma sipas “Venecias”

Viti politik 2016 ka nisur me aktivitee në kuadër të Reformës në Drejtësi, ashtu siç ishte paralajmëruar nga krerët e politikës.

Në Kryesinë e Kuvendit u mbajt takimi i ekspertëve të nivelit të lartë.

Në këtë tryezë, që është e para për vitin 2016, u diskutua mbi raportin e paraqitur nga Komisioni i Venecias, i cili dha vlerësimet e tij për Draftin paraprak të Reformës në Drejtësi.

Pas përfundimit të tryezës së ekspertëve përfaqësuesi i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj u shpreh në një prononcim për mediat, se dokumenti i vetëm mbi të cilin do të punohet është drafti i Komisionit të Venecias.

“U ra përfundimisht dakort që diskutimi i mëtejshëm, procedura, modusi i te vepruarit është pikërisht ky dokumenti i vetëm bazë mbi të cilin të gjithë ekspertët e gjitha krahëve, të gjitha çfarë përfaqësojnë të jetë i vetmi ai dokument, opinioni përfundimtar i miratuar nga Komisioni i Venecias, opinion i cili ka thënë qartë, shkoqur dhe saktë që çfarëdolloj reforme që duhet bërë nuk do duhet të krijojë kapjen e sistemit të drejtësisë. Të gjithë ekspertët në atë tryezë të rrumbullakët thjesht dhe vetëm do të identifikojnë çështjet të cilat janë të diskutueshme se Venecia i ka thënë të tilla dhe do të identifikojmë edhe zgjedhjen përkatëse më të mirën nën gërmën dhe frymën e Komisionit të Venecias, së bashku sigurisht në kushte barazie,” tha ai.

Mbledhja e sotme e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, ishte e para e këtij viti pas dështimit të mbledhjes së 29 dhjetorit të vitit që lam pas.

Përfaqësuesit e PS që morën pjesë në takim ishin Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, ndërsa nga PD Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi. Në takim morën pjesë edhe dy ekspertë të Ministrise së Drejtësisë, Ilir Rusmali dhe Krenar Loloci.

Reforma në drejtësi konsiderohet me e rëndësishmja për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Maxhoranca dhe opozita jane angazhuar për përmbylljen e kësaj reforme brenda këtij viti që sapo nisi.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU