DREJTESIA/ Bylykbashi: “Vetting”-u nuk varet nga 6 ligjet. Majko: Historia mbyllet me 22 shtator

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi ka arritur sot në një marrëveshje mes palëve, ndërsa u vendos që 6 ligjet e kësaj pakete do të kalojnë me dy faza. Fill pas mbylljes së mbledhjes, nënkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi theksoi se 3 ligje do të kalojnë në një seancë më 22 shtator, ndërsa një pjesë në 29. Shkak i kësaj shtyrje, sipas tij, u bë me argumentin se kërkohej më shumë kohë në dispozicion për të shqyrtuar me qetësi ligjet.

“Sot u diskutua 6 ligjet, me qëllim që të jetë diskutim i shëndetshëm, real. Që ndryshimi të bëhet me dy faza. Siç është ligji për SPAK, ligji për organet e drejtësisë, dhe në datën 22 të jetë ligji për Gjykatën Kushtetuese. Do shohim mundësinë që të shohim edhe ligjin për prokurorisë. Duhet të ishte një rishikim i shëndetshëm. Fati i “Vettingut’ nuk varet nga këto ligje, por nga fakti se sa e gatshme është mazhoranca të respektoj ligjin. Një pjesë e ligjit diskutohet në 22 shtator, e një në 29. Sot ishte një ekspoze e shkurtër për ligjet.”, tha Bylykbashi.

Ndërkohë deputeti socialist, Pandeli Majko theksoi se historia me paketën ligjore përfundon javën që vjen. Ai shtoi se “Mendoj se sot ne patëm një mbledhje të shkurtër, pasi ramë dakord se me pak fjalë t’i përgjigjeshim një kërkesë të PD për të patur më tepër kohë për të parë paketën. Historinë me paketën ligjore e mbyllim javën që vjen. Përfaqësuesit e PD do japin mendimet e tyre të fundit. Do vazhdojmë të punojmë edhe ditën e premte. Më e rëndësishme është që ligjet do kalojnë.”.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU