Drejtësia amerikane merr në hetim mikun e Bashës: I përfshirë në skema kriminale!

Prokurori i posaçëm amerikan Robert Mueller, në kuadër të hetimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara, ka vendosur nën hetim edhe shtetasin Kamil Ekim Alptekin apo i njohur ndryshe si miku i ngushtë i kryedemokratit Lulzim Basha.

Këshilli i posaçëm ka ngritur disa pikëpyetje mbi lëvizjet e dyshimta të biznesmenit të njohur turk dhe implikimin e tij në skema kriminale për interesa të klientëve të tij.

“Juria po kryen një hetim të gjerë për shkeljet e ligjeve penale federale që përfshijnë Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj si dhe shkelje të tjera”, thuhet në një letër që shoqëron thirrjen për Alptekin, shkruan “TemA”.

Prestigjozia “Propublica” ka publikuar letrën e nënshkruar nga prokurori i posatçëm Robert Mueller dhe këshilltari special i shpecializuar për ndjekjen penale të terrorizmit Zainab Ahmad.

Lulzim Basha si deshmitar ne dasmen e Ekim Alptekin

Gazetari i njohur Isaac Arnsdorf, shkruan se sipas hetimeve dyshohet se Kamil Ekim Alptekin bashkë me biznesmenin tjetër turk Sezgin Baran Korkmaz, janë përpjekur të ndërhyjnë në Uashington duke paguar këshilltarin e sigurisë së presidentit Trump, Michael Flynn me para të dyshimta.

Siç e dimë, Partia Demokratike përmes liderit të saj Lulzim Basha ka paguar 1 milion dollarë për lobim në një nga këto kompani duke mos justifikuar ende burimin.

Nga ana tjetër, sot bashkëpuntori i tyre biznesmeni me origjinë armene Lev Aslan është arrestuar në bordin e avionit privat teksa përpiqej të arratisej drejt Stambollit i akuzuar nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, invasion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.

Treshja Kamil Ekim Alptekin, Sezgin Baran Korkmaz dhe Lev Aslan rezultojnë të implikuar ku  kompanitë e tyre kanë investuar në disa projekte që përfshijnë njerëz të akuzuar ose të dënuar për krime.

Ndërkohë, Partia Demokratike ende nuk ka sqaruar bashkëpunimin me këto kompani lobimi ku në bazë të dokumetave të pasqyryara publikisht u ka dhënë 1 milionë dollarë për lobing  në SHBA dhe vetëm 500 mijë euro i ka përdorur për të siguruar përkrahje nga Washington-i gjatë kohës që ishte në çadrën përpara Kryeministrisë.

Kjo shumë e majme parash e investuar në kompani dhe emra që janë me probleme me drejtësinë amerikane, e rëndon edhe më tepër këtë forcë politike që ende nuk ka bërë transparente kontratat e “kripura” të  lobimit të paguara në rrugë informale.

Më tej po pasqyrojmë linkun e artikullit të plotë të “Propublica”: (TemA)

https://www.propublica.org/article/robert-mueller-subpoenas-associate-man-hired-michael-flynn-lobbyist

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU