Drejt bregdetit këtë fundjavë? Ja çfarë parashikojnë meteorologët

Për të gjithë ata që kanë planifikuar të shkojnë në plazh këtë fundjavë, parashikimi i motit ka lajme të mira. Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, territori do të karakterizohet nga moti i kthjellët me temperatura të larta.

Postimi i plotë i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE
————————–
Sot pasdite (e premte, dt.31) dhe nesër (e shtunë, dt.01) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve. Vetëm në qarkun Korçë pritet nivel “I ULËT” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, rreziku mё i lartё pritet tё jetё në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

PARASHIKIMI METEO
———————————
RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.31) dhe nesër (e shtunë, dt.01), në përgjithësi, nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që pasditeve në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 33 °C
në vendet malore: 15 / 29 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.31) dhe nesër (e shtunë, dt.01) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, sidomos në bregdet dhe në terrene malore.

Postimi i plotë:

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU