Drafti i ri i Kodit Penal, a mund të lirohen të dënuarit me burgim të përjetshëm?

Ditët e fundit në media po qarkullon një shqetësim lidhur me të dënuarit me burgim të përjetshëm, pasi shumë shpejt mund të lënë qelitë, nese miratohen disa sugjerime.

Të paktën, kështu e parashikon paketa me ndryshimet e reja në Kodin Penal. Dhe, ndryshimet janë propozuar nga misioni EURALIUS në Tiranë, strukturë kjo e Bashkimit Evropian, e cila asiston prej kohësh autoritetet shqiptare për reformën në drejtësi.

Një nga ndryshimet e propozuar ka të bëjë me lirimin me kusht të të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Drafti, i propozuar, rrëzon paragrafin e parë në nenin 65 të Kodit Penal në fuqi, në të cilin thuhet se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.

Ky nen i ndryshuar, parashikon lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm, nëse ata plotësojnë tre kushte.

“Një i dënuar që vuan dënimin me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata, nëse ai ka vuajtur të paktën njëzet e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka qenë i shkëlqyer dhe që qëllimi i riedukimit të tij është arritur”, thuhet në nenin 14 të draftit të ri, i cili ndryshon nenin 65 të Kodit Penal. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU