Dossier/Nënë Tereza, sot do të festonte 108 vjetorin e lindjes

Nënë Tereza, gruaja e shenjtë që arriti të fitonte edhe çmimin “Nobel për Paqe” po të ishte gjallë sot do të festonte ditëlindjen e saj të 108-të. Gonxhe Bojaxhiu lindi më 26 gusht, 1910 në Shkup.

E Shenjta Nënë Terezë sot ka datën e lindjes. Nëse do të ishte gjallë, ajo do të festonte 108 vjetorin e lindjes së saj, por fatkeqësisht prehet në paqe që prej datës 5 shtator 1997.

Goxhe Bojaxhiu lindi lindi në Shkup të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Por edhe pas 108 vitesh, ajo vazhdon të mbetet një nga personalitetet më të njohura shqiptare në gjithë botën dhe si ambasadorja më e mirë që ndonjëherë ka pasur populli shqiptar.

Nënë Tereza në moshën 4-vjeçare

Gjithë jetën Nënë Tereza ja kushtoi çështjes së bamirësisë, duke i ndihmuar familjet e varfra dhe personat e sëmurë. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Don Zef Ramaj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Rrethi i Shkodrës dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën pak pas lindjes.

 

Nënë Tereza në moshën 8-vjeçare

Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mirëpo më datë 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës, Shkupi ju mor Shqipërisë nga Maqedonia dhe i ati i Goxhes ishte i përfshirë në lëvizjet politike të saja kohe. Kolë Bojaxhiu vdiq në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe.

Nënë Tereza në moshën 11-vjeçare

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, dhe gjimnazin gjithashtu, por në gjuhën serbo-kroate. Kur ishte e re Gonxhja kishte dëshirë të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

 

Në të majtë Nënë Tereza në moshën 11-vjeçare

 

Jeta si murgeshë

Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nuk do t’i shikonte më kurrë familjarët  e saj.

 

Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

 

“Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

 

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age erdhën në SHqipëri që prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Nënë Tereza në moshën 18-vjeçare

Pasi u vendos në Kalkuta (Indi) Nënë Tereza u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës së Indisë dhe gjithë botës.

 

Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Edhe pse kishte 70 vite që ishte larguar nga atdheu i saj, Nënë Tereza fliste shqip por jo rrjedhshëm. Pavarësisht kësaj ajo gjithmonë fliste shqip dhe ishte krenare për origjinën e saj. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen, përshëndetjet në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në xhqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi:

 

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

 

Por Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90. Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989.

 

Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

 

Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë.

 

Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan i dha Nënë Terezën çmimin “Medal of Freedom”, në 1985. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati, Princeshë Dianna e shumë të tjerë.

 

Nënë Tereza dhe Ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan

Nënë Tereza vuajti një sulm në zemër në 1983 përderisa vizitonte Papa John Paul-in II. Pas një sulmi të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunomine derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por motrat e asamblesë, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.

 

Në prill 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu kockën e qafës. Në Gusht ajo vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo bërë edhe një operim në zemër por shëndeti i saj sa vinte e pëkqësohej. Në 13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ajo vdiq me 5 Shtator 1997.

 

Nënë Tereza u preh në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në Shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria Indiane në shenjë falenderimi për shërbimin e saj për të varfërit në Indi.

 

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenare që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

 

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shperblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.

 

Shprehjet më të famshme të Nënë Terezës

 

1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

 

2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

 

3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

 

4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

 

5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

 

6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

 

7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

 

8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

 

9- Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

 

10- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

 

11- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

 

12- Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

 

13- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

 

14- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

 

15- Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

 

16- Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

 

17- Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

 

18- Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

 

19- Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

 

20- Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.

 

21- Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

 

22- Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

 

23- Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

 

24- Nuk është vetëm një gjë që ju mund ta bëni, nuk mundem as unë të bëj vetëm diçka, kështu që le të bëjmë diçka të bukur së bashku.

 

25- Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

 

26- Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

 

27- Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

 

28- Buzëqeshni njëri-tjetrit. Gruas tuaj, burrit tuaj, fëmijës tuaj – nuk ka rëndësi kujt, kjo ju ndihmon ta rrisni dashurinë për njëri-tjetrin.

 

29- Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan ne duhet të mësojmë se si të falim.

 

30- Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata në shtëpi.

 

31- Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.

 

32- Kemi harruar se i përkasim njëri-tjetrit, prandaj s’kemi paqe . (Shqiptarja.com)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU