Gjykata e Krimeve të Rënda zhvilloi sot seancën e radhës ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij. Në seancën e sotme u paraqitën të dhënat e sistemit TIMS të lëvizjeve të Ylvi Beqes. Gjithashtu mbrojtja kërkoi të thirren si dëshmitarë edhe 6 arkëtarët e bankës ku është bërë thyerja e çeqeve të shumëpërfolur, kërkesë e pranuar nga gjykata.
Biznesmeni i mbrojtur Ylvi Beqa ka treguar në seancat e kaluara se si pasojë e kërcënimeve dhe dhunës është detyruar t’i paguajë Shullazit dhe pjesëtarëve të bandës së tij mbi 400 mijë euro. Një pjesë e parave janë tërhequr nga banka e nivelit të dytë nga Gilmando Dani, ndërsa tashmë do të pyeten si dëshmitarë 6 arkëtarët e bankës ku është bërë thyerja e çeqeve.
ma.me