Dosja e pronës, kërcënohet me jetë gjyqtari Besnik Shehu

Kërcënohet me jetë një gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Bëhet fjalë për gjyqtarin Besnik Shehu.

Ky i fundit është paraqitur sot në polici ku ka bërë denoncim lidhur me ngjarjen.

Referuar dëshmisë së gjyqtarit, atij i kanë dalë para dy persona të cilët e kanë kërcënuar me jetën e tij dhe të pjesëtarëve të familjes për një çështje që ka në shqyrtim Shehu.

Konkretisht bëhet fjalë për një çështje pronësie.

Sipas informacioneve, gjyqtari i ka identifikuar me emër dhe mbiemër kërcënuesit ndërkohë bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E.M. dhe M.H.

Policia ka nisur veprimet hetimore për ngjarjen./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU