Para pak javësh Borussia Dortmund njoftoi shitjen e Christian Pulisic tek Chelsea për plot 64 milionë euro.
Por, 50 milionë euro prej këtyre parave do të shkojnë menjëherë për Wilfried Zaha, lojtarin e Crystal Palace.
Ai ka luajtur më përpara me Manchester United, por nuk arriti dot të bind aty dhe shkoi sërish tek skuadra londineze, ku po kalon një periudhë të shkëlqyer, dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve elitare.
Sulmuesi 26-vjeçar, është një objektiv primar për Dortmundin, që nëse nuk do të arrihet tani do të tentohet sërish në verë.
Sipas asaj që raporton Bild, nëse nuk do të arrihet marrëveshja për Zaha, do të tentohet vëllai i Eden Hazard, Thorgan, i cili luan me Bourussia Monchengladbach.
/ATSH/a.r