Dortmund, në finalen e Kupës përballë Bayern

Borussia Dortmund fitoi 3-0 kundër Hertha Berlin, duke iu bashkuar Bayernit në finalen e Kupës së Gjermanisë, e cila do të luhet muajin e ardhshëm në të njëjtin stadium.

Gonzalo Castro hapi serinë e golave për skuadrën mike, e cila shpërdoroi disa raste të tjerë të mirë, deri sa Marko Reus shënoi çerek ore para fundit. Më pas, Mkhitaryan shënoi edhe të tretin.

Bayern e Borussia u takuan vitin e kaluar në gjysmëfinale, ku fitues dolën verdhezinjtë pas penalltive, por u mundën në finale nga Wolfsburg.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU