Dorjan Teliti humbi përballë Bardhit në garën për Sekretar të Përgjithshëm në PD, mesazh pas votimit

Dorjan Teliti, kandidati për Sekretar të Përgjithshëm të PD-së, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit. Në Facebook, Teliti poston një fotografi ku shfaqet bashkë me Gazmend Bardhin dhe shkruan: “Kënaqësi të garosh me një shok, koleg dhe patriot. Nga çdo garë brenda familjes sonë politike, ajo që fiton është Partia Demokratike. Suksese Gaz në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm”. 

Dorian Teliti garoi përballë Gazmend Bardhi për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Teliti mori 44 vota, kundrejt 277 votave që mori Gazmend Bardhi, i cili u shpall fitues. Jemin Gjana, kryetari i komisionit zgjedhor në PD, i cili bëri të ditura rezultatet, tha se 7 vota dola të pavlefshme.

auto_teliti_PD_fcb1547920290

/a.meta

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU