Doni të krijoni një lidhje të ngushtë e solide me dikë?! Atëherë nisni që tani ta shani!!!

Kultura jonë moderne me të vërtetë që i ka disa tabu të çuditshme. Përderisa shumica nga ne ndjehemi komfort të shohim seriale si Game of Thrones apo Breaking Bad, sharja në tavolinën e darkës nuk mund të ndodh.

Sidoqoftë, nëse me të vërtetë dëshironi të krijoni lidhje të ngushtë me dikë, atëherë blasfemia mund të jetë një ide e mirë, transmeton Telegrafi.

Siç shpjegon Michael Adams në librin e tij In Praise of Profanity, fakti se sharja është tabu do të thotë se akti i sharjes mund t’ju bëj më të vullnetshëm. Rikujtoni herën e parë kur keni sharë para dikujt që sapo e keni takuar. Me siguri që për një kohë të shkurtë keni pasur ndjenja të nervozës, duke u brengosur nëse po e pranojnë këtë sjellje apo jo, ose nëse po ofendohen nga gjuha që po e përdorni.

Por, posa ta kaloni atë moment, duhet të dini se keni ndërtuar një copëz intimitet.

Blasfemia, siç thotë autori, ka shumë funksione të përdorshme sociale duke përfshirë edhe krijimin e lidhjeve të ngushta. Ka një intimitet tek sharja, e kjo për shkak se e dini se nuk duhet ta bëni atë.

“Djali im e din se duke sharë para tij, nëna po i beson atje, por ai e din se kjo është diçka mes atyre dyve, e jo diçka që duhet të përsëritet në shkollë. Fjalët e këqija janë të rëndësishme në lidhjet njerëzore sepse me vete mbajnë edhe rreziqe të ndryshme”, tregon ai.

Por, padyshim që sharja nuk është gjithmonë opsion i duhur dhe shumicën e kohës nuk duhet ta bëni. P.sh. nëse jeni në një ngjarje biznesi, duke e vizituar familjen e partnerit apo në një mbledhje formale, atëherë padyshim që duhet t’i lini anash fjalët e ndyra. /telegrafi/ a.k

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU