Donald Trump nuk i ndahet ish-kreut të FBI James Comey: Vetëm burg për ty!

Presidenti SHBA, Trump akuzoi në Twitter ish-drejtorin e FBI-së James Comey dhe deklaroi se duhet të burgoset për dëshminë e tij në Kongresin Amerikan. Donald Trump i bëri këto deklarata në vijim të sulmeve prej James Comey ku ai e përmendte si të akuzuar për lidhje me Rusinë dhe ndikim në zgjedhjet në SHBA.

Replikat e Donald Trump me Comey vijnë pas publikimit te librit “E vërteta, gënjeshtra dhe Lidershipi” të tij ku përmendet edhe presidenti i SHBA dhe ndikimi rus në zgjedhjet e 2016.

Gjithashtu ai flet tek libri i tij edhe për ndikimin që pati hetimi mbi llogarinë e e-maileve të zonjës Clinton dhe besimin që do të fitonte nëse nuk do ishte nisur hetimi.

Comey përmendte gjithashtu se Trump mendonte se ai do ishte një besnik i tij në krye të FBI dhe do të mbronte atë kundër çdo sulmi. Në maj 2017, James Comey u shkarkua nga Trump pas skandalit, ndërsa tashmë me publikimin e librit ‘lufta’ është rihapur sërish. (Tema)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU