Zbulohet urdhri i Arta Markut për Sokol Stojanin, ‘rebelin’ që i doli kundër Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në lidhje me hetimet disiplinore ndaj prokurorëve dhe detyra të tjerë të përcaktuara nga ajo.
Marku ka urdhëruar lirimin nga detyra të Stojanit i cili mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit dhe Burimeve Njerëzore, Studimeve, Projekteve në Prokurorinë e Përgjithshme.
Urdhri i kryeprokurores i publikuar nga Balkanweb, mban datën 19 shtator, pra dy ditë më parë.