DOKUMENTI/ Qeverisja e PD, tendera me bollëk kompanisë së Edmond Begos

Partia Demokratike e ktheu në një çështje politike, ndalimin e Edmond Begos në Greqi, i cili më pas u la i lirë. Sipas PD-së, ai ka lidhje me Tulant Ballën dhe mazhorancën dhe ka përfituar fonde nga kjo e fundit.

“Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania “Inerte Express”, me pronar trafikantin e drogës dhe mikun e familjes së Taulant Ballës, nuk ka përvojë në ndërtimin e nënstacioneve elektrikë dhe se këtë funksion ai e shtoi në fund të dhjetorit 2017.

Pak muaj më vonë, kompania pa përvojë e mikut trafikant droge të Taulant Ballës përfitoi një tender publik nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.

Dokumentat tregojnë se tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë i është dhënë trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për drogë, në fillim të verës, në zemër të zonës elektorale të Taulant Ballës, në Librazhd”, tha Edmond Spaho në emër të PD-së dy ditë më parë.

Por, e vërteta është se Edmond Bego ka marrë tendera nga qeveria që në vitin 2012. Kompania e tij ka pas marrëdhënie me shoqërinë Copri Aktor kur ishte PD në pushtet dhe kanë marrë tendera. Gjë që vërtetohet edhe nga faksimilja e mëposhtme. /ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU