Dodik tallet me Pacollin: Është gënjyer se do e presin me qilim të kuq në Banjalukë

Kryetari i Republikës Serbe Milorad Dodik ka deklaruar se kryesorja dhe më e rëndësishmja është se ministri i Kosovës Begjet Pacolli ka hequr dorë nga ardhja në Banjalukë. Në një prononcim për mediet serbe Dodik ka thënë se Pacolli deklaratën se nuk është i mirëseardhur në Banjallukë, Pacolli e ka quajtur kërcënim.

“Ndoshta ai ka menduar se për ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Republika Serbe do ta shtrojë qilimin e kuq”, citohet të ketë Dodik, transmeton Koha.net. “Le t’i interpretojë si të dojë deklaratat e mia Pacolli dhe le të ndihet si të dëshirojë.

Kryesorja është se ai hoqi dorë nga vizita në Banjalukë e detyrë imja është të kujdesem për nevojat dhe ndjenjat e qytetarëve të Republikës Serbe”, ka thënë ai. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU