Dodik kushtëzon njohjen e Kosovës

Kryetari i Republika Srpska Milorad Dodik thotë se qëndrimi i Republika Srpska lidhur me çështjen e Kosovës është ai që thotë Beogradi për këtë çështje duke shtuar se Kosova mbetet një problem serioz që duhet kthyer në nivel të KB-së dhe të Rezolutës 1244, transmeton Koha.net.

Ai, sipas portalit “alo”, ka përkujtuar se RS nuk ka dhënë pëlqimin që Bosnja e Hercegovina ta njohë pavarësinë e Kosovës, citohet Koha.

“Pa marrë para sysh se dikush dëshiron, tregimi për Kosovën nuk ka përfunduar, sepse s’e ka legjitimitetin e plotë, nuk është anëtar i OKB – së”, ka thënë ndër të tjera ai. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU