“Do t’i them gruas tënde…”, shqiptarja i zhvat italianit 70 mijë euro

Një histori e ngjashme me ato të skenarëve hollivudianë është ajo që ka për protagoniste një grua shqiptare.

Viktimë e saj ka qenë për disa vite një shtetas italian me të cilin ajo ka pasur lidhje intime.

Pasi 70-vjeçari italian i kërkoi të ndaheshin, 48-vjeçarja shqiptare emri i së cilës nuk bëhet me dije, nisi shantazhet duke i zhvatur plot 70 mijë euro.

Paratë janë marrë në këste të ndryshme nga viti 2014, kur italiani vendosi të shkëpuste raportet me shqiptaren.

Duke e kërcënuar se do t’i tregonte gruas së tij, shqiptarja i zhvaste fillimisht një pagesë prej një mijë deri në dy mijë eurosh çdo muaj.

Situata zgjati për vite me radhë derisa tregtari italian kërkoi ndihmë në polici.

Pagesa e fundit që shqiptarja kërkoi ishte 1.400 euro. Por, kur mori paratë asaj iu bë një surprizë nga karabinierët.

Pagesa e fundit ishte pikërisht kurthi për të. Tashmë gruaja do të akuzohet për zhvatje.

Nuk dihet nëse ajo ishte e martuar apo jo. Mediat italiane nuk japin informacion për identitetin e saj.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU