‘Do ta mbushim barkun me plumba’, kërcënohet sërish me jetë politikania shqiptare

Ish-gazetarja dhe anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra është kërcënuar me jetë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Xharra në një postim të sajin në “Facebook.

Xharra ka publikuar mesazhin e kërcënuesit, ku thuhet se “Kurrgjë nuk të kemi rrahur, çka kemi me të rrah hala, jo me të rrah po kemi me ta hup flamën si Aulon Zekës”, thuhet në kërcënimin që e ka publikuar Xharra. (Asgjë nuk të kemi rrahur, sa do të rrahim akoma, jo veç do të rrahim por t’i humbim gjurmët si Aulon Zekës)

Xharra, ka qenë shpesh subjekt i kërcënimeve të ashpra me jetë dhe madje edhe është dhunuar.
Me futjen e saj në PDK, ajo u sulmua fizikisht, gjë që kishte ngjallur reagim në publik.

Xharra sa ka qenë gazetare ka shkruar për terrorizmin, e së fundi kishte pasur replika edhe me aktivistë të VV-së, për të cilët ajo nuk kishte drejtuar gishtin, mirëpo kishte thënë se e ‘kanë nxitur’.

a.ç

 

 

 

Xharra fb

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU