“Do mbytem në det”, pas mesazhit për familjen zhduket i riu nga Ksamili

Një 29-vjeçar nga Ksamili rezulton i zhdukur prej 24 orësh.

Bëhet fjalë për shtetasin Blerim Dule nga Manastiri, në njësinë vendore Ksamil.

Kur u largua nga banesa, i riu dha edhe një mesazh të fundit për familjarët që i ka tronditur së tepërmi ata.

“Do mbytem në det”, mësohet se u ka thënë ai dhe nuk është kthyer më pasi ka dalë nga banesa.

Fillimisht familjarët nuk menduan të keqen, por thjesht një shaka. Por, kur orët kaluan dhe ai nuk po kthehej, ata filluan të shqetësohen.

Pas disa orësh, ata njoftuan policinë e cila ka nisur kërkimet në zonë.

Po ashtu, kontrolle po kryhen edhe në vijën bregdetare.

Familjarët druhen se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës pas mesazhit të një dite më parë ndaj tyre.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU