Dixhitalizimi, Shqipëria e fundit në rajon

Gjendja aktuale e transformimit dixhital në Ballkanin Perëndimor tregon se rajoni mbetet shumë prapa mesatareve të BE-së në të gjithë treguesit e transformimit dixhital në 2016.
Një studim ekspertësh për llogari të Fondacionit Gjerman Friedrich-Ebert gjeti se, Shqipëria ka hendekun më të madh të zhvillimit dixhital në vendet e Ballkanit Perëndimor, teksa Rajoni në tërësi ka një hendek të madh zhvillimi në raport me BE.

Vlerat e treguesve të transformimit digjital në mesataret përkatëse të BE-së, sugjerojnë se, niveli i transformimit dixhital në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor është mjaft i ngadaltë, veçanërisht në Shqipëri.

Gjithashtu është gjetur se Bosnja dhe Kosova kanë shënuar devijime të konsiderueshme nga mesatarja e BE-së në treguesit e infrastrukturës digjitale dhe përdorimit individual.

Nga ana tjetër, Sllovenia dhe Kroacia kanë qenë më shumë të suksesshme dhe krahasohen me BE përsa i përket infrastrukturës dixhitale dhe kanë avancuar më shumë se vendet e tjera të Europës Qëndrore dhe Balltikut, sidomos për përdorimin e kompjuterit me internet në shtëpi.

Shqipëria dhe Kosova kanë performancën me te dobët në këto tregues duke mbetur prapa mesatares së BE-së me më shumë se 50 për qind.
Një vlerësim krahasues është përdorimi i abonimeve të internetit në celular. Ky tregues tregon Malin e Zi si më të fuqishmin në këtë drejtim duke tejkaluar edhe mesataren e BE-së.

Ky nivel i lartë të përdoruesit të internetit me abonim në celular në Malin e Zi krijohet nga numri i lartë i turistëve në raport me popullsinë të cilat parapaguajnë me abonim gjatë pushimeve të tyre.
Studimi thotë se transformimi dixhital është një mundësi për Ballkanin Perëndimor për të trajtuar problematikat ekonomike, politike dhe sociale të rajonit.
Në vitet e ardhshme, transformimi dixhital global do të thellohet, ndaj shtetet e Ballkanit duhet të bëjnë më shpejt përpara.

Avancimi dixhital do të krijojë humbje të vendeve të punës, ikjes së trurit, dhe rritjes së divergjencës ekonomike në qoftë se vendet e Ballkanit nuk përgatiten.
Transformimi dixhital mund të ndihmojë integrimin e grupeve të mëparshme të margjinalizuara të popullsisë./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU