“Ditë të zeza do të vijnë për ju”. Vritet komandanti i shqiptarëve të ISIS

Ridvan Haqifi nga Gjilani, i njohur me nofkën Al-Kosovi, është vrarë gjatë luftimeve në Siri dhe Irak.

Luftëtari i ISIS-it, që paralajmëronte ditë të zeza, nuk jeton më. Familja e tij në Gjilan ka hapur dyert e mortit, njofton RTK.

Familja Haqifi ka konfirmuar vdekjen e djalit të tyre, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Lajmin për vdekjen e Haqifit e kanë konfirmuar edhe Bashkësia Islame në Gjilan dhe Policia, por askush prej tyre nuk ka dashur të komentojë rastin.

Ridvan Haqifi, i angazhuar në luftërat në Siri dhe Irak nga korriku i vitit 2014, zëvendësoi Lavdrim Muhaxherin si komandant i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.

Ai është i njohur për videon drejtuar shqiptarëve ku paralajmëronte ditë të zeza. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU