Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, zv.ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Shpati Kolgega zgjodhi Korçën, si destinacionin e parë të nisjes së konsultimeve publike për Projektligjin e Rinisë.
Ai tha se kjo është një iniciativë e qeverisë shqiptare me qëllim fuqizimin e të rinjve dhe shtimin e mundësive reale për ta.
Gjatë bisedës së hapur, Kolgega u ndal në prezantimin përmbajtësor të draftit, ku përfshihen çështje të ndjeshme, si: financimi i projekteve rinore, njohja e profesionit të punonjesit rinor, ngritja e drejtorive përkatëse, dhe Planeve Lokale të Veprimit në çdo bashki të vendit, etj. (BW)