Dita e Pavarësisë/ Pompeo: Përgëzojmë qeverinë për përpjekjet në reformën në drejtësi!

Ambasada e SHBA ka postuar fjalën përshëndetëse të sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo për Pavarësinë e Shqipërisë. “Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.” thekson ai në fjalën e tij.

Ai më tej vlerëson bashkëpunimin historik e miqësinë e qëndrueshme të Shqipërisë me SHBA “Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë”, thuhet në deklaratën e Pompeo.

Deklarata e plotë

Në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan, dërgoj urimet për popullin shqiptar teksa feston Ditën e Pavarësisë. Ndërsa shënoni 106 vitet tuaja të pavarësisë, ne në Amerikë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë tonë të qëndrueshme me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë përkushtimin e Shqipërisë në NATO dhe në Koalicionin Botëror për Mposhtjen e ISIS, gjë të cilat kontribuojnë në stabilitetin dhe paqen në botë. Ne përgëzojmë qeverinë e Shqipërisë për përpjekjet e vazhdueshme në reformën në drejtësi dhe ndërtimin e institucioneve të forta demokratike, si dhe mbështesim hapat e Shqipërisë drejt integrimit perëndimor,

Shtetet e Bashkuara janë krenare për lidhjen e fortë midis popujve tanë dhe mirëpresim partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona për shumë vite që do të vijnë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU