Të gjithë njerëzit me sindromën Down duhet të kenë mundësinë të jetojnë jetë të kënaqshme, të përfshirë në baza të plota dhe të barabarta me të tjerët, në të gjitha aspektet e shoqërisë.
Në Ditën botërore të sindromës Down, BE-ja në Shqipëri u bën thirrje të gjithë njerëzve që t’i japin fund stigmatizimit dhe diskriminimit të individëve me sindromën Down dhe më gjerësisht, të familjeve të tyre.
“Në këtë ditë, së bashku me Fondacionin shqiptar Down Syndrome Albania, ne zgjedhim të veshim çorapet shumëngjyrëshe, në mbështetje të individëve të lindur me Sindromën Down dhe së drejtës së tyre për përfshirje, arsim, trajnim dhe punësim, mbrojtje sociale dhe kujdes shëndetësor”, thekson delegacioni i BE në Tiranë.
“Të gjithë njerëzit me sindromën Down duhet të kenë mundësinë për të kontribuar në komunitet. Bashkohu me ne për ta bërë këtë një realitet për të gjithë”, përfundon delegacioni i BE-së në Tiranë.
/a.rada